:: PREZANTIMI

:: QENDRA E PSIKOTERAPISE

:: TRAINIME

:: TE REJAT

:: LIDHJE

:: NA KONTAKTONI

Të dashur Kolegë,

Jam shumë i kënaqur dhe i nderuar që t'iu njoftoj që me datë 19 - 21 Tetor 2007 do të mbahet në Tiranë Kongresi i Parë Shqiptar i Psikoterapisë me temë:

"KONFLIKTET NE FAMILJE - në kërkim të zgjidhjeve".

Ky aktivitet synon të shikojë dhe diskutojë nga perspektiva psikoterapeutike një fenomen tashmë mjaft shqetësues për shoqërinë
shqiptare siç është dhuna dhe konfliktet brenda familjes si dhe pasojat tragjike të këtij fenomeni. Gjithashtu synohet që ky aktivitet të kontribuojë në zhvillimin dhe organizimin e psikoterapisë ndër profesionistët shqiptarë. Kam kënaqësinë të njoftoj që psikoterapistë nga e gjithë Europa kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Si një sinjal mbështetjeje për zhvillimin e psikoterapisë në Shqipëri, Shoqata Europiane për Psikoterapinë ka vendosur që të zhvillojë mbledhjen e bordit të saj me përfaqsues nga të gjithë shtetet e Europës në Tiranë më 19 – 20 Tetor 2007 dhe anëtarët e bordit kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre edhe në kongres. Po kështu personalitete të shquara të kësaj disipline nga Britania e Madhe, Franca, Austria, Zvicra etj., kanë konfirmuar kontibutin e tyre shkencor gjatë punimeve të kongresit duke e shëndrruar këtë aktivitet në një aktivitet ndërkombëtar.

Të nderuar kolegë,
 
Jeni të ftuar të mërrni pjesë në këtë Kongres duke dhënë edhe kontributin tuaj.

Neli Demi
Kryetar i Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë

 

Të dhëna të rëndësishme

  • Kongresi zhvillohet në Hotel Tirana International në sallat: Salla Consortium  (seancat plenare) dhe  Salla Blu, Salla e Kuqe  (seancat paralele)
  • Ceremonia e Hapjes zhvillohet në Hotel Tirana dt. 19 tetor 2007, ora 20:00 dhe të gjithë pjesmarrësit e regjistruar janë të ftuar të marrin pjesë.
  • Në ceremoninë e hapjes do të na nderojnë me praninë dhe përshëndetjen e tyre dhe personalitete të Shtetit Shqiptar
  • Gjuhët zyrtare të Kongresit janë Shqip dhe Anglisht dhe gjatë seancave plenare do të ofrohet përkthim simultan.

:: FTESA