1. Historiku i Shoqates Shqiptare per Psikoterapine
SHSHP u krijua ne Mars 2002 me iniciativën e një grupi profesionistësh të shëndetit mendor nga fushat e psikiatrisë, psikologjisë dhe punës sociale.. Ky zhvillim ishte rrjedhojë e disa aktiviteteve që ky grup kishte ndërmarrë që prej vjeshtës së vitit 2000 kur u kontaktua për herë të parë me përfaqsues nga Shoqata Europiane për Psikoterapinë (European Association for Psychotherapy – EAP). Në këtë fazë inisiativa u mbështet fuqimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor (QSHZHSHM). Aktiviteti konsistonte në takime periodike ku diskutohej literaturë profesionale si dhe planifikohej vazhdimsia. Kryesisht planifikimi u përqendrua në aplikimin e individëve te interesuar për të marrë pjesë në një trajnim formal të plotë psikoterapeutik, si dhë në përzgjedhjen e individëve aplikues. Kjo fazë u administrua me sukses nga Programi i Shëndetit mendor pranë OBSH dhe QSHZHSHM si dhe u koordinua me nivelin akademik pranë Klinikës së Psikiatrisë së Qendres Spitalore Universitare në Tiranë. Aktiviteti i këtij grupi profesionistësh u rrit ne intensitet në atë masë sa ishte i domosdoshëm krijimi i një strukture organizative që do të bënte të mundur vazhdimin dhe zhvillimin më tej të punës së nisur.
Mbledhja themeluese e SHSHP – së daton më 8 Mars 2002.
Gjate ekzistencës së saj SHSHP ka ndërmarrë disa nisma për të bërë të mundur realizimin e atyre objektivave për të cilat u formua dhe që përbëjnë dhe thelbin e statutit të saj.
Kështu në bashkëpunim me EAP dhe Universitetin e Shefilidit në Mbreterinë e Bashkuar u bë e mundur pjesmarrja e anëtarëve të SHSHP në trajnimin në distancë “SEPTIMUS” dhe pas perfundimit të të cilit pjesëmarësit u pajisën me Certifikatat e këtij trajnimi. Kreditet e marra në këtë trajnim janë të vlefshme për trajnimin e plotë dhe pajisjen me Certifikatën Europiane të Psikoterapise (ECP) .
Gjatë gjithë kësaj kohe janë organizuar periodikisht seminare nën drejtimin e trajnuesve nga EAP ( Prof. Alfred Pritz dhe Elisabeth Vykoukal). Një moment i rëndësishëm ishte dhe projekti që u fitua nga Fondacioni Soros, projekt ky që mbuloi organizimin dhe realizimin me sukses të trajnimeve për periudhen Dhjetor 2004 – Dhjetor 2005. Gjithashtu gjatë këtyre viteve është bërë i mundur sigurimi i disa librave me të cilët është krijuar një bibliotekë modeste por që mund të ndihmojë si anëtarët e SHSHP ashtu edhe studentë apo të tjerë të interesuar për tu njohur me disiplinën e psikoterapisë dhe me themeluesit e saj.
2. Statusi
Klikoni ketu per te shkarkuar tekstin ne version .pdf
3. Aktivitete
SEPTIMUS (Forcimi i Psikoterapisë Europiane përmes Metodave Novatore dhe Unifikimit të Standarteve) është një program trajnimi një vjeçar përmes Internetit, i organizuar dhe financuar nga Universiteti i Shefildit, Britani e madhe, Konsulenca e Dilemave në Marrëdhëniet Njerëzore dhe nga programi Leonardo da Vinçi, i Komunitetit Europian, i cili iu është ofruar për disa vite me radhë studentëve dhe profesionistëve të fushës së psikoterapisë nga vende të ndryshme të Europës. Ai shkon përtej kombinimit të njohurive teorike me praktikën, tek të mësuarit nga të tjerët (shkëmbimit të eksperiencave mes studentëve) dhe me të tjerët, nën supervizimin e pedagogëve përkatës, duke shfrytëzuar fjalën e fundit të teknologjisë. Ky program nuk ka qenë i hapur për Shqipërinë, por nën kujdesin e veçantë të dy trajnerëve kryesorë të SHSHP, sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës Europiane të Psikoterapisë, Prof. Alfred Pritz dhe një tjetër anëtareje të kësaj Shoqate, Dr. Elisabeth Vykokal, ai iu ofrua anëtarëve të Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi, gjatë vitit 2004. Përmes këtij trajnimi u çertifikuan 17 anëtarë. Kreditet e tij llogariten në plotësimin e kritereve për marrjen e Çertifikatës Europiane të Psikoterapisë.
-------------------------------------
Ne 31 Korrik 2005, nje grup psikoanalistesh nga Instituti per Psikoanalizen dhe Psikoterapine ne New Jersey u takuan me anetaret e SHSHP - se ne Tirane.
Diskutimet u perqendruan ne keto tema: Mekanizmat e Mbrojtjes – te perdorura si material terapeutik, Analiza e Endrres, si dhe Transferenca dhe Kundertransferenca.
Miqte psikoanaliste jane diplomuar nga institute psikoanalitike ne SHBA. Te gjithe jane te pajisur me Certifikate ne Psikoanalize.
Gardinier, Julie P., Ph.D
Kraus, Cecele MSW, LCSW
Kraus, Gerald MA
www.ippnj.org
-------------------------------------
Ne 12 Gusht 2005, Shelley Orren- King, CSW, drejtoreshe ekzekutive e Qendres per Trajnime dhe Psikoterapine Geshtaltiste, nga New Jork-u zhvilloi nje trajnim njohes mbi Teorine dhe Terapine Geshtaliste me anetaret e SHSHP - se ne Tirane.
Disa nga temat e ketij trajnimi ishin: “Teoria vet-rregullimit organizmik per mbijetese dhe rritje”, “Teoria e shtresave”, si dhe “Mjetet dhe nderhyrjet per integrimin”
www.gestaltnyc.org