:: PREZANTIMI

:: QENDRA E PSIKOTERAPISE

:: TRAINIME

:: TE REJAT

:: LIDHJE

:: NA KONTAKTONI



STAFI DREJTUES


Anxhela Gramo
– M.A ne Psikologji Keshillimi, Universiteti Marymount, Virxhinia, SHBA 2003; Diplome universitare Pune Sociale, Universiteti i Tiranes, 1996.

Qe prej vitit 2003, Znj.Gramo eshte lektore prane Departamentit te Psikologjise ne Universitetin e New Jork-ut, Tirane. Gjate 1997 -2000, Zj. Gramo ka dhene mesim prane Departamentit te Punes Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale ne Universitetin e Tiranes.

Ne Janar 2004, ajo fillon praktiken klinike prane Qendres per Psikoterapise ne Tirane, si dhe fillon trajnimin intensiv ne Psikotrapine Psikoanalitike ofruar nga Shoqata Europiane e Psikoterapise, me qender ne Vjene, Austri.

Eksperienca profesionale ne SHBA perfshin keshillim per individet qe vuajne nga crregullimet kronike mendore ne Residencat Komunitare ne Arlington, Virxhinia; terapi per minoritetet dhe refugjatet me nevoja te shendetit mendor prane Qendres per Sherbime Njerezore dhe Multikulturale ne Falls Church, Virxhinia.

Interesat klinike te Znj. Gramo perfshijne ceshtjet qe lidhen me traumen, depresionin si dhe ceshtjet zhvillimore te adoleshenteve.

---------------------------------------------------


Artemisi Shehu

Jam diplomuar në 2000 në degën Psikologji Klinike. I përkas brezit të parë të psikologëve të diplomuar në Shqipëri. Që prej përfundimit të studimeve jap mësim pranë Departamentit Psikologji-Pedagogji në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe përkatësisht lëndën e "Psikologji Anormale" dhe "Psikologji Komunikimi".

Njëkohësisht kam zhvilluar edhe studimet pasuniversitare për "Këshillim" po pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. Aktualisht jam pjesë e grupit të Shoqatës për Psikoterapi dhe pjesëmarrëse në trajnimin afatgjatë për Psikoterapi të kryer nga profesionistët psikoterapistë europianë.

Eksperienca ime profesionale ka nisur që në vitin 1999 me kontributin tim modest si studente e psikologjisë në mbështetje psikologjike të refugjatëve kosovarë gjatë krizës dhe luftës. Për të vazhduar më tej me periudhat e stazhit që kam kryer në Jetimoren "Zyber Hallulli", "Qendra e Zhvillimit të Fëmijës", QKZhRMF, si pjesëmarrëse dhe trajnuese në trajnime të ndryshme me tema psikosociale, duke vazhduar me praktikën dhe ushtrimin e profesionit si psikologe pranë Qendrës Shqiptare për Psikoterapinë.

---------------------------------------------------


Unë jam Erinda Shah (Halilaj) dhe kam mbaruar studimet për Punë Sociale në vitin 2000 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Tiranë. Në vitin 2005 kam mbaruar studimet për titullin Master po pranë këtij fakulteti. Kam punuar për afro 5 vjet në programin e shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetësis në Shqipëri dhe paralelisht me të jam duke përfunduar trainimin 5 vjecar të psikoterapis të organizuar nga Shoqata Europiane dha Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë. Kam eksperiencë pune në fushën e studimeve, vlerësimeve, në fushën akademike, shërbimeve sociale etj.

Të gjitha këto më kanë ndihmuar të njoh më shumë jo vetëm veten time por edhe njerëzit, dhe të shoh akoma më mirë nevojat e tyre gjatë procesit psikoterapeutik.

---------------------------------------------------


Izela Tahsini është pedagoge në Departamentin e Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Tiranë, ku jep lëndët: Puna Sociale me Familjet, Puna Sociale në Shkolla, Hyrje në Psikoterapi.

Ajo ka punuar nga 1996-2002 si manaxhere pranë Qendrës “Shërbime psiko-sociale dhe mjekësore për gruan dhe fëmijën” e BSS dhe si këshilluese në trajtimin e problemeve individuale dhe të marrëdhënieve, të shëndetit riprodhues, prindërimit të shëndetshëm, fëmijërisë së hershme. Gjithashtu ka experiencë punë edhe në fushën e përkatësisë gjinore.

Është diplomuar në Punë Sociale ne vitin 1997, ndërsa aktualisht ka gradën Master në Punë Sociale dhe po punon mbi tezën e doktoraturës mbi problematikën e keqtrajtimit të fëmijëve dhe rolin e punonjësit social në shkolla.

Ajo është sekretare e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi dhe prej janarit 2004 ushtron profesionin në Qendrën e Psikoterapisë, nën supervizimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të përfaqësuesve të Shoqatës Europiane të Psikoterapisë dhe pedagogëve të Universitetit “Zigmund Frojd” në Vienë, Austri. Ky trajnim, nisur në vitin 2000, finalizohet në vitin 2007 me marrjen e Çertifikatës Europiane të Psikoterapisë, një dokument që lejon ushtrimin e profesionit në të gjitha vendet anëtare të Europës dhe garanton cilësinë e shërbimit të ofruar.

---------------------------------------------------


Neli Demi ka mbaruar studimet në Fakultetin e Mjeksisë në vitin 1994 dhe më pas është specializuar në degën e Psikiatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Që prej gati 6 vitesh punon për Organizatë Botërore të Shëndetësisë, programi i Shëndetit Mendor.

Gjatë viteve të punës në klinikën e psikiatrisë si dhe në rolin e tij në ngritjen e shërbimeve komunitare të shëndetit mendor, merr përvojën dhe njohuritë e mjaftueshme për t’u bindur që psikoterapia është një mjet i fuqishëm dhe i efektshëm që ndihmon personin dhe marrëniet të “shërohen”, rriten dhe fuqizohen.

Që prej vitit 1998 bie në kontaktet me Shoqatën Europiane për Psikoterapinë dhe ndikon në fillimin e organizimit dhe perhapjes së kësaj disipline ndërmjet disa profesionistëve të shëndetit mendor në Shqipëri.

Që prej krijimit të Shoqatës Shqipëtare për Psikoterapinë në Mars të vitit 2002 është kryetar i kësaj shoqate.

---------------------------------------------------


Sonila Meçaj ka mbaruar studimet për psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë, Universiteti i Tiranës. Është diplomuar në vitin 2000 në degën e Psikologjisë Klinike. Që prej këtij viti punon si psikologe klinike në Qendrën Komunitare Të Shëndetit Mendor, Tiranë.

Në qershor të vitit 2004 është përfshirë në programin e Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor si koordinatore projekti dhe së fundi në fushën e promovimit të shëndetit mendor. Është anëtare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë dhe ushtron me shumë kënaqësi praktikën profesionale si psikoterapiste në Qendrën e Psikoterapisë, Tiranë, hapur nga kjo shoqatë në janar të vitit 2004.